info@mymasjid.ch

Menaxhimi

Anëtarëve të Xhamisë

Zbuloni një mjet të fuqishëm që ndryshon rrënjësisht mënyrën se si xhamia juaj operon, komunikon dhe angazhon komunitetin. Platforma jonë përfshin aplikacione për kompjuter, mobil dhe një version të veçantë për TV, të cilat janë dizajnuar për të maksimizuar efikasitetin dhe ndërveprimin brenda bashkësisë tuaj fetar.

Përse ju nevojitet mymasjid

Mësoni më shumë rreth aplikacionit.

Ne kemi krijuar një zgjidhje të integruar që ju ndihmon të menaxhoni çdo aspekt të xhamisë suaj me lehtësi dhe efikasitet. Për të mësuar më shumë për veçoritë dhe përfitimet e aplikacionit tonë, ju ftojmë të na kontaktoni për të ju sqaruar të gjitha paqartësitë nga ana juaj, po ashtu ku mund të ju japim detaje të plota rreth funksioneve të ndryshme që ofron aplikacioni. Nëse dëshironi të shihni aplikacionin në veprim, mund të regjistroheni për një demonstrim falas që ju jep një pasqyrë të plotë të mënyrës se si funksionon aplikacioni dhe si mund të përshtatet me nevojat e xhamisë suaj.

Përveç kësaj, ekipi ynë i dedikuar i mbështetjes së klientit është gjithmonë në dispozicion për t'ju ndihmuar me çdo pyetje që mund të keni rreth aplikacionit ose për të diskutuar nevojat specifike të Xhamisë suaj. Nëse keni pyetje specifike mbi çmimet ose dëshironi të diskutoni mbi paketat e disponueshme që i përshtaten më së miri buxhetit dhe kërkesave të xhamisë suaj, mos ngurroni të na kontaktoni

Informata

Mundësi për të lexuar informatat e fundit drejtuar anëtarëve

Kontrollimi i hyrjes

Mundësi për të hapur derën xhamisë nga aplikacioni mobil

Efikasitet

Mundësi për të marrë pjesë në vendimarrje të ndryshme nga anëtarët

Anëtarësim

Mundësi e pagesës së anëtarësimit dhe e kontrollimit të llogarisë si dhe regjistrimit të automatiyuar të pagesave bankare

Gati për të provuar?

Kontaktoni tani